Gazetari Ervis Iljazaj i ftuar në emisionin ‘Real Story’ të Sokol Ballës në News 24 është shprehur se Rama ka të drejtë kur thotë që për ato çfarë bëjnë kryebashkiakët apo anëtarët e PS është individuale, por kur bëhen shumë raste, atëhere ka përgjegjësi dhe kryetari i forcës politike, që në rastin në fjalë është Edi Rama.

Iljazaj e ka thënë këtë sot pas daljes së video-s së kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla ku pretendohet se konsumon kokainë.

”E kisha sepse ne kemi parë shpesh herë Ramën që t’i konsiderojë përgjegjësi individuale. Por kur bëhen shumë në numër është kolektive. Kolektivitetin politik e përfaqëson Rama për PS-në.

Ky është debat shumë i gjerë por e thashë për të shpjeguar editorialin tim.”- tha Iljazaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb