“BalkanWeb” zbardh identitetet e plota të burrit dhe gruas në Xhafzotaj të Durrësit, ku 45-vjeçari vrau me thikë 33-vjeçaren. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BW’ se bëhet fjalë për shtetasin Lulëzim dhe Manjola Cuku.

Po ashtu një tjetër detaj rrëqethës është fakti se krimi i rëndë ka ndodhur në sy të 3 fëmijëve të mitur të çiftit. Mësohet se familja kishte ardhur nga Peshkopia, për të jetuar në Xhafzotaj, n.

Fill pas vrasjes, autori i krimit, Lulëzim Cuku, fill pas krimit në banesën (një ndërtesë 4-katëshe) është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia i është vënë pas për ta arrestuar.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb