Një krim brenda familjes ka tronditur Durrësin, ku një 45-vjeçar ka vrarë me thike bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur në Xhafzotaj, para pak mesnate, rreth orës 23:55.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton se vrasja ndodhi në banesën 4-katëshe ku jetonte çifti Lulëzim dhe Manjola Cuku.

Lulëzim Cuku, me origjinë nga Dibra, ka qëlluar me thikë, duke e lënë të vdekur bashkëshorten e tij Manjolën në banesën e tyre ku jetonin së bashku me tre fëmijët e tyre të mitur. Bashkëshorti pak pas krimit është larguar nga banesa dhe u vetedorezua pak ore me vone. Burimet policore kanë bërë me dije se trupi u viktimës u dërgua në morg për ekspertizë mjeko-ligjore.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: