Personi që shihni në foto është Lulëzim Cuku, i cili në rrethana ende të paqarta qëlloi për vdekje me thikë gruan e tij, Majlinda Cuku. Ngjarja ndodhi pak para mesnate në Xhafzotaj të Durrësit, rreth orës 23:55.

Po ashtu mësohet se autori fill pas krimit, është larguar nga banesa dhe në ndjekje të tij janë vënë shërbimet e Policisë. Prej disa vitesh familja nga fshatrat e Dibrës ishte transferuar në Xhafzotaj. Krimi i rëndë ndodhi në sy të 3 fëmijëve të mitur të çiftit.

45-vjeçari akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb