Quhet Alvin dhe është vetëm 17 muajsh! U bënë plot katër muaj që endet dyerve të spitaleve dhe nga konsultat rezultoi që është me sëmundjen e rëndë tumor në sy.
Operacioni që duhet të kryet është tepër i vështirë dhe mjekët okulistë në Shqipëri nuk munden ta bëjnë.

Është rekomanduar për ta kryer këtë ndërhyrje në një nga spitalet e Turqisë. Nga ana e spitaleve është dokumentuar dosja për aprovim në Ministrinë e Shëndetësisë, por fati i Alvinit nuk dihet, derisa të merret një përgjigje pozitive për dërgimin e tij.

Prej katër ditësh vogëlushi ndodhet në një nga dhomat e pediatrisë në Spitalin e Pogradecit, në gjendje kritike për jetën, pasi ka rënë në gjendje gjumi e nuk zgjohet. Familja nuk ka mundësi as për udhëtimin, në qoftë se do aprovohet dërgimi i vogëlushit në Turqi.

E ardhurat e vetme e familjes së Alvinit është ndihma ekonomike 4 mijë lekë. Eltoni, babai i vogëlushit, nëpërmjet një apeli, i drejtohet ministres së Shëndetësisë, që nëse mundet ta shohë sa më shpejt të jetë e mundur dosjen e djalit të tij.

Kush dëshrion të ndihmojë Alvinin e vogël, mund të kontribuojë në numrin e llogarisë bankare që ne kemi publikuar.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb