Një denoncim i fortë u publikua këtë të mërkurë në emisionin “Oponencë”, ku një i punësuar në Call Centerat që mashtronin klientët, deklaroi se ky lloj aktiviteti që ai ishte punësuar, mbrohej nga policia.
I riu tha se përflitej se një drejtor policie paguhej 5 mijë euro në muaj.
Më pas, brokeri u rrëfye duke thënë se në fillimet e punës ishte trajnuar sesi të mashtronte klientin, duke u bërë psikolog me të, duke pyetur për jetën e tij të përditshme e më pas ta ftonte të investonte në para në bankat që ishin hapur në vende të ndryshme.
Denoncuesi: Nuk kishim frikë nga policia se kishim mbrojtje. Ne kemi bërë trajnime në fillim, si do të kapnim “peshqit”.
Shuma më e madhe që kemi kapur, ka qenë 520 mijë euro, me një telefonatë. Përflitej që një drejtor policie paguhej 5 mijë euro në muaj. Në sallë ishim 150 persona nga mosha 20-30 vjeç, target grupi që preferonim ishte mbi 40-vjeç sepse ata kishin lekë.
Një ndër trajnuesit kishte një shprehje të tij që kishte një listë me klientët potencialë dhe i drejtohej monitorit e thonte: Ja ku janë paratë, merrini, kush është i aftë ti marrë”
