VLORË
Dy aksidente kanë ndodhur në Vlorë brenda pak minutash. Njëri ka ndodhur pranë fshatit Peshkëpi dhe tjetri në “Pyllin e Sodës”.
Pesë persona janë plagosur në aksidentin në Peshkëpi nga përplasja e dy makinave por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se në “Pyllin e Sodës” një automjet ka përplasur një biçikletë dhe drejtuesi i saj ka mbetur i plagosur rëndë. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e Vlorës po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe ndalimin e autorëve.
Ky është momenti kur personat e plagosur mbërrijnë në spitalin e Vlorës.