Sulmuesi kosovar Liridon Krasniqi i cili prej 5 vitesh luan në Malajzi tashmë ka të drejtën të luajë edhe për kombëtaren e tyre të futbollit.
Krasniqi i cili fanellën e Kosovës e ka përfaqësuar për 3 ndeshje miqësore në periudhën 2014- 2015 tashmë do të mund të jetë kosovari i parë që përfaqëson një kombëtare aziatike.

Ai disa ditë më parë ka marrë pasaportën e Malajzisë dhe do të mund të luajë për eleminatoret aziatike për Kupën e Botës.
Sulmuesi fitoi famë me një shprehje të cilën e postoi në facebook disa vite më parë ku shkruante ”Jam shqiptar, jam bos, sepse ha pite me kos’. Por tani duket se pas harresës nga kombëtarja kosovare Liridon Krasniqi bëhet malajzian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb