Tyson Fury kthehet sërish kampion I botës në peshat e rënda. Boksieri anglez dominoi në ringun e Las Vegas, duke mundur amerikanin Deontay Wilder, që mbronte titullin për herë të 11-të si I pamposhtur. Fury e nisi ndeshjen në sulm dhe që në raundin e tretë hodhi në parket rivalin e tij.
Një goditje e rëndë për amerikanin, që u rrëzua sërish në raundin e pestë, duke projektuar edhe fundin e përballjes mes dy gjigandëve të boksit botëror, që më parë ishin përballur edhe në vitin 2018, duke u ndarë në barazim.
(balkanweb)