TIRANE- Reagimi i kryeministrit për incidentin me vezë, duket se ka qenë vetëm një buzëqeshje.
Gazetarja Marsela Karapanço raporton se kreu i qeverisë është pyetur në përfundim të mbledhjes së grupit të Partisë Socialiste, për atë që ka ndodhur në fakultetin e Shkencave Sociale dhe nuk ka dashur të përgjigjet. Rama ka buzëqeshur në fund të pyetjes e më pas është larguar.
Kreu i qeverisë Rama u godit me vezë nga një grup studentësh teksa dilte nga Universiteti i Shkencave Sociali, ku kishte zhvilluar një takim me përfaqësues të biznesit të vogël. Vezët e lëshuara nga studentët e grupimit “Lëvizja për Universitetin”, dhe nga “Lëvizja Studentore në Prishtinë”, prekën vetëm makinën e kryeministrit, ndërsa shkak mësohet të jetë bërë revolta e tyre për ligjin e arsimit të lartë. 8 studentët pretendojnë se janë dhunuar nga policia, e cila i ka shoqëruar me forcë në komisariat.
(ma.ar/BalkanWeb)