Vettingu shkarkon nga detyra një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë.
Bëhet fjalë për gjyqtarin e Gjykatës së Posaçme, Ardit Mustafaj, për të cilin Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur sot shkarkimin, pas hetimeve të kryera në tri shtyllat, pasurinë, aftësitë profesionale dhe pastërtinë e figurës.
Ardit Mustafaj ishte kryesues i trupës së dosjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
(BalkanWeb)