Analistët Shpëtim Nazarko dhe Eduard Zaloshnja, por edhe gazetari Sokol Balla kanë rrëfyer gjatë diskutimeve në “Real Story” se gripi që kanë kaluar këtë vit ka qënë shumë i rëndë, duke hedhur dyshime që mund të kenë kaluar koronavirusin.

Nazarko: Në Shqipëri kanë ardhur 120 mijë emigrantë për festa. Atëherë edhe ne të dy (I drejtohet Sokol Ballës) e kemi kaluar shumë të rëndë, jemi sëmurur.

Sokol Balla: (Qesh) Unë kam qënë në vende aziatike në fund të janarit,

Nazarko: Po, ca bëre ti? Na prure dhurata…

Sokol Balla: Po mbi të gjitha këputja ka qënë shumë e forte

Zaloshnja: Ju e dini që edhe unë kam kaluar grip të rëndë në janar kam qënë me 39, ju thoshja edhe mos më rrini afër se mos kam covid 19.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb