LONDER
Numri i vdekjeve në Britaninë e Madhe ka shkuar në 2921 persona, duke shënuar rritje të konsiderueshme.
Në shtetin britanik, është rritur numri i viktimave me 24 përqind në një ditë, raporton Reuters.
Ministria e Shëndetësisë të Britanisë së Madhe ka informuar se që nga data 2 prill janë testuar gjithsej 163 194 persona, nga të cilët kanë rezultuar pozitiv me virus 33 718 vetë.
“Nga personat e shtruar në spital me Covid—19 në Britaninë e Madhe, ndërruan jetë 2921 persona”, thuhet në komunikatën e ministrisë.
(d.xh/ Balkanweb)