TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Rama ka qenë i detyruar të pranojë Ylli Manjanin si ministër të Drejtësisë, pasi siç dihet thotë ai, ‘mes kryeministrit dhe nënkryetarit të LSI-së, ka pasur përplasje të forta kur ky i fundit ka qenë pjesë e strukturave të PSsë’.
Në një koment të publikuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, Berisha kujton disa nga përplasjet që Manjani ka pasur me Ramën në kohën kur socialistët ishin në opozitë.
Më tej ish-kryeministri shkruan se mungesa e Metës në seancat e fundit plenare flet për presionin e hapur që ai i ka bërë kryeministrit Rama me kartonat e tij në Kuvend.
“Bojkoti si mekanizem nenshtrimi dhe poshterimi i Rames nga Meta!
Te dashur miq, me emerimin e ish socialistit anti-Rame, Manjani, Meta me shume se menderos Ramen! Ai i fut ne kabinet te vetmin LSI-st te kundershtuar ne menyre kategorike dhe te perseritur nga Rama. Veto e meparshme e Rames ndaj Manjanit lidhet si me largimin e tij demostrativ dhe anti-Rame nga PS por dhe me specifikimin publik nga Manjani i spektrit te perversiteteve te Rames gjer ne “nekrofil i Athines”.
Por me dy bojkotet e fundit te parlamentit, Meta i tha Rames se je i vetmi kryeminister ne planet pa qeveri ndaj dhe ky i fundit e pranoi Manjanin duke kercyer nga sevdaja. Te shohim a do kete bojkot tjeter te Rames nga Meta! sb”, shkruan Berisha.
(el.sp/BalkanWeb)