Testi për koronavirus i kreut të LSDM-së, Zoran Zaev, ka rezultuar negativ, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Lajmin pritet ta konfirmojë vetë ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe në press-konferencën e cila pritet të filloj në çdo moment.
Në Maqedoninë e Veriut u dyshua fillimisht se koronavirusi ka prekur edhe krerët e dy partive kryesore si Zoran Zaev nga LSDM dhe Hristijan Mickoski nga VMRO-DPMNE-ja.
Dyshimet erdhën pasi Zaev dhe Mickoski kishin pasur takime direkte me një gazetar që rezultoi i infektuar.