Deputeti mjek Enver Roshi në sallën e Kuvendit foli për situatnë e krijuar nga COVID 19 dhe kur mund të themi që pandemia ka mbaruar.

“Kurba që keni sot është e shtypur, pra nuk na kalon në kolaps sistemi shëndetësor, por epidemia nuk zhduket nëse nuk zerohen rastet. Duhet të kemi 14 apo 15 ditë rresht me zero raste për të thënë që kjo pandemi u largua. Pa ndodhur ne nuk mund t’i heqim masat e marra”,- tha ai.

Ndër të tjera deputeti shtoi: “Ka ardhur koha që Shqipëria t’i kthehet mjedisit, të ruajë vendin e vetë dhe mjedisin. Për mua është akt terrorist djegia dhe prerja e pyjeve, ndotja e lumenjve dhe deteve. Globi është në një fazë të cekuilibruar, ikën ky virus, shfaqen viruese të tjeëra, ne po përjetojmë një epokë apokaliptike. Sot është koha që të gjithë ne të jemi nën një zë të vetëm, të respektojmë detyrat e dhëna nga OBSH”,- tha ai.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: