Një punonjës i policisë ka mbetur i plagosur aksidentalisht, teksa pastronte armën e shërbimit. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Burime zyrtare bënë me dije se punonjësi i policisë, shtetasi me inicialet A.Sh., me detyrë Laborant në Sektorin e Policisë Shkencore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në banesën e tij në momentin e pastrimit të armës së shërbimit, aksidentalisht i ka shkrepur arma dhe si pasojë është plagosur në shputën e këmbës, pa problem për jetën.

Fill pas ngjarjes, ai është dërguar në spital, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: