Real Madrid po mundohet prej javësh ta bind, madje thuajse e ka bërë këtë, por rruga e Kylian Mbappe drejt La Liga rrezikon të marrë një kthesë të fortë. Në gjurmët e sulmuesit francez është vënë Liverpool. Jo vetëm kaq, pasi klubi anglez është afruar ndjeshëm me futbollistin. Sipas mediave franceze, vetë Jurgen Klopp ka telefonuar Ëilfired Mbappe, babain e lojtarit. Tekniku gjerman i ka shprehur interesin dhe në të njëjtën kohë ka matur “pulsin” mbi këtë operacion, që vetëm pak muaj më parë, vetë ai e cilësonte të pamundur. Por gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht.
Kontrata e Kylian Mbappe me Paris SG skadon në verën e vitit 2020, ndërsa deri tani palët nuk kanë gjetur akordin për rinovimin e kontratës. Akoma më keq, sipas mediave në vend, raporti mes palëve është shumë I vështirë. Po ashtu, pandemia e Covid-19, jo vetëm pezulloi futbollin, por kishte një impakt direkt negativ në financat e klubeve dhe si rrjedhojë edhe në vlerën e lojtarëve. Kështu, është e paimagjinueshme që për një periudhë të shkurtër të flitet për vlerat që ishin mësuar në merkaron e viteve të fundit. Për momentin bëhet fjalë vetëm për një sondazh, që konfirmon edhe zërat se Sadio Mane pritet të largohet nga Liverpool në fund të këtij sezoni.
(balkanweb)