NGA ARMIR MEHAJ*
Turizmi malor gjithëvjetor në zonën e Pukës ofron peizazhe mahnitëse edhe gjatë stinës së vjeshtës. Kurorat e arta vjeshtore të sjellin pamje magjepse të cilat nën shkëlqimin e këtij dielli të pazakontë për Pukën gjatë këtyre ditëve ndjellin turist të shumtë kryesisht gjatë fundjavave.
Vetëm 130 kilometër larg Tiranës, Puka pas freskisë verore sjell vjeshtën shumëngjyrëshe dhe klimën e shëndetshme për t’i lënë vend dimrit hijerëndë që sjell fjollat e dëborës duke dhuruar të tjera mundësi argëtimi dhe çlodhje në këtë zonë ku krahas natyrës ushqimet e thjesht tradicionale të zonës po e kthejnë Pukën në destinacionin e fundjavës për dhjetëra turistë vendas e të huaj.
(m.k/BalkanWeb)