Qualcomm ka dominuar tregun e procesorëve gjatë viteve të fundit. Kompania ofron çipe për të gjitha kategoritë e pajisjeve mobile, duke përfshirë këtu edhe ato të cilësisë së lartë, si Snapdragon 808 dhe 810, të cilat janë përdorur tek shumë telefona inteligjentë të krijuar së fundmi.
Qualcomm ka krijuar procesorin e ri Snapdragon 820 me arkitekturë 820, që do të përdoret edhe tek pajisjet e realitetit virtual. Arkitektura e re e kompanisë e bazuar tek procesori 14nm FinFET premton dyfish shpejtësi në krahasim me gjeneratën e mëparshme, si dhe do të konsumojë më pak energji. Sa i përket grafikëve, Snapdragon 820 vjen me kartën grafike Adreno 530 GPU, shkruan krokodili.
E gjithë kjo, bashkuar me kamerën e re ‘Spectra’ 14-bit ISP, do të ofrojnë eksperiencë më të mirë tek lojërat, fotot dhe për përdorin të përditshëm. Procesori i ri Snapdragon 820 do të përdoret tek telefonat e rinj që do të vijnë vitin e ardhshëm.
(ed.me/BalkanWeb)
