Ish deputeti i PD-se Genc Pollo ben pergjegjes Kryeministrin Edi Rama per shembjen e Teatrit Kombetar teksa e konsideron nje akt banditesk te kreut te qeverise. “Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar është akti banditesk i Edi Ramës, i gjithi i Edi Ramēs dhe vetëm i Edi Ramës. Po keshtu turpi e mallkimi.

Ata që mbrojtën Teatrin deri sot, aktivistë shoqërorë e poltikanë opozitarë bënë me nder e dinjitet detyrën qytetare. Për këtë meritojnë konsideratë e respekt.

Kështu do të ndahen gjerat sot e nesër!”-shprehet z.Pollo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: