DANIMARKË – Aeroporti i Kopenhagenit është evakuuar ditën e sotme pas një alarmi për sulm terrorist me bombë. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga zëdhënësi i aeroportit.
Autoritetet kanë thënë se, terminali numër 3 është evakuuar menjëherë pasi kishte dyshime për një sulm terrorist.
Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar alarmin konkretisht, por policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
(el.sp/BalkanWeb)