Niveli vjetor i inflacionit të zonës euro ka shënuar sërish rënie në muajin maj, me 0,1%, kryesisht për shkak të rënies së çmimit të energjisë, njoftoi sot Zyra europiane e Statistikave Eurostat në një vlerësim të parë.

Në mars, në fillim të masave kufizuese kundër pandemisë në 19 vendet e zonës së euros, niveli i inflacionit ishte 0,7%.

Pastaj u ul në 0,3% në prill.
Kjo rënie e vazhdueshme është kryesisht për shkak të rënies së çmimeve të energjisë, që pësuan një rënie në muajin maj me 12,0%.

Çmimet e naftës së papërpunuar kanë pësuar ulje të ndjeshme këto javët e fundit, madje duke rënë në territor negativ, kryesisht për shkak të mbylljes së papritur të ekonomisë botërore si pasojë e masave kufizuese.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: