Princi William dhe Princesha Kate festuan 13 vjet martesë dhe postuan një foto të papublikuar ndonjëherë në llogarinë e tyre zyrtare në Instagram. Portreti bardh e zi i çiftit të lumtur megjithatë është keqkuptuar nga disa përdorues të Instagramit, të cilët në komentet nën postim kanë shkruar se kanë kuptuar që Kate ka vdekur.

Disa të tjerë nuk e argëtuan këtë mendim makabër, por e kundërshtuan foton bardh e zi për arsye estetike, ndërsa përdorues të tjerë shprehën habinë e tyre për reagime të tilla: “po mirë, a nuk kanë parë kurrë më parë një portret bardh e zi”?

Fotoja, në pronësi të fotografit të njohur të pallatit Millie Pilkington, është bërë brenda pas ceremonisë. Kate dhe William buzëqeshin ndërsa ai e ka kapur nga beli.

Në mbishkrimin e fotos shkruan “13 vite më parë, si sot!”.

Përvjetori i çiftit pothuajse përkoi me kthimin e William në detyrat zyrtare, nga të cilat ai ishte tërhequr për shkak të sëmundjes së Kate. Princesha aktualisht po merr trajtim dhe pjesën më të madhe të kohës e kalon në Windsor Home Park, së bashku me tre fëmijët e saj, George, Charlotte dhe Louis.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb