Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale ka rikujtuar edhe një herë masat lehtësuese që hyjnë në fuqi nga nesër më 1 qershor.
Manastirliu thotë se prej 1 qershorit lejohet qarkullimi i automjeteve në të gjitha zonat, nuk ka më fasha kufizuese oraresh, lejohen plazhet, rihapen çerdhet, kopshtet, parqet, palestrat, qendrat e internetit, kampionati i futbollit apo kurset profesionale dhe argëtuese.
STATUSI I OGERTA MANASTIRLIUT
?? Ja çfarë do të hapet nga data 1 Qershor?
Hiqen kufizimet e lëvizjes në çdo zonë por kërkohet vetëndërgjegjësim për të mos e ulur vigjilencën, për të zbatuar distancimin social ↔️ dhe për të ruajtur higjienën vetjake?
#LehtësohenMasat #RuajmëSjelljetEKujdesshme
#BASHKË kundër ?#COVID19?
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb