Te Barcelona mund të marrin frymë lirisht. Dëmtimi i Lionel Messi është shumë më I lehtë nga sa ishte folur ditët e fundit dhe sulmuesi argjentinas do të jetë gati për ndeshjen e parë në rinisjen e kampionatit spanjoll.
Konfirmimi vjen nga klubi katalunjas. Pas dy ditësh I diferencuar me një program stërvitor të veçantë “Pleshti” do të rikthehet me pjesën tjetër të skuadrës për përgatitjet në prag të sfidës kundër Mallorka në program më 13 qershor. Përveç Lionel Messi, Barcelona do të ketë në dispozicion për këtë ndeshje të gjithë futbollistët, pasi edhe Ansu Fati është bashkuar me grupin.
(balkanweb)