KORÇA
Shoferi i furgonit të Postës Shqiptare u cili u përplas para disa orësh në Korçë është transportuar drejt Traumës.
Ai u përplas me një automjet tjetër në aksin Korçë- Bulgarec teksa furgoi përfundoi jashtë rrugës, madje u ndërhy duke prerë furgonin për të nxjerrë shoferin.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se pas disa orësh mjekim në spitalin e Korçës po transportohet për tek Trauma në Tiranë.
(BalkanWeb)