Arqipeshkvi i Shkodrës, Angelo Massafra, jep një mesazh të fortë për vrasjet e fundit, që kanë ndodhur në vend.

Gjatë meshës në kishën e Shën Gjonit, Massafra theksoi se hakmarrja është fitorja e dashurisë, jo me vrarë atë që na ka vrarë.

Sipas tij, shumë nëna vuajnë sot dhe iu është thyer zemra, për shkak se fëmijët ikin jashtë vendit, duke braktisur familjen.

“Kujtojmë vrasjet e fundit, ato nëna vuajnë si zonja Mëri, u janë thyer zemrat. Hakmarrja është fitorja e dashurisë, jo me i bërë të keqen atij që na ka bërë të keqe, të vrasësh atë që të ka vrarë. Sa nëna vuajnë sot për shumë arsye, fëmijët ikin jashtë, braktisin familjen. Nuk është e drejtë që fëmijët të braktisin nënat”, thekson arqipeshkvi Massafra.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb