Pas arrestimit në Mal të Zi të Viktor Markut, personi që dyshohet se qëlloi me silenciator Hekuran Billën te Komunia e Parisit, për të marrë hakun e vëllait të vrarë Prelë Marku, zbardhen të tjera detaje për ngjarjen.
Gazetarja Dorjana Bezat konfirmoi gjithashtu se policia ka prova të sigurta që Viktor Prela dhe nipi i tij Sebastiano Mali e kanë ndjekur Hekuran Billën që ditën kur hyri në Shqipëri nga pika kufitare e Malit të Zi, deri mbrëmjen e 11 qershorit kur edhe ndodhi ekzekutimi.
Policia ka sekustruar 80 kamera në të gjithë vendin, aty ku kishin qënë lëvizjet e fundit të Billës për të dalë në konkluzionin se si Viktor Prela ashtu edhe nipi i tij Sebastiano kishin marrë makina me qira për të gjurmuar lëvizjet e Billës, deri në finalizimin e krimit.
Në 11 qershor, sic edhe deklaruan familjarët e viktimës, Hekuran Billa e kaloi pjesën më të madhe të ditës në portin e Durrësit ku u mor me zhdoganimin e mjeteve, ndërsa nga pamje filmike që disponon policia, makina Hekuran Billës, një BMW X6 gjurmohej nga makinat e Viktorit e Sebastianos.
Policia verifikoi gjithashtu se këto makina i kishin marrë me qira të afërm të Sebastiano Malit.
(m.a/BalkanWeb)