SHKODËR
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në Shkodër. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se është qëlluar me breshëri plumbash drejt makinës së 50-vjeçarit Alban Luka.
Siç raporton gazetari Nikshiqi, 50-vjeçari po ecte në rrugën e Darragjatit, të Njësisë Dajç, kur autorët me motor i kanë zënë pritë, duke e nxjerrë nga makina dhe duek qëlluar me breshëri mjetin.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa Luka ka shpëtuar mrekullisht, pa marrë asnjë plumb.
(BalkanWeb)