ELBASAN
Në aksin Elbasan-Peqin në vendin e quajtur Papër si pasojë e përplasjes midis tyre të dy automjeteve , njëri ka përfunduar jashtë rruge.
Gazetari Fatmir Popja raporton për “Balkanweb” se për pasojë drejtuesja e automjetit që përfundoi jashtë rruge ka mbetur e plagosur rëndë, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndërkohë po heton për rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti.
(d.xh/ Balkanweb)