Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap me rreth 33 kg kanabis. Në kuadër të operacionit të koduar ‘Xibraka’, u vu në pranga shtetasi me inicialet A. S., 47 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas u kap në fshatin Xibrakë, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd dhe gjatë kontrollit të mjetit tip “Fiat” u gjet sasia e drogës.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.
(BalkanWeb)