Samsung ka triumfuar edhe njëherë përballë gjigantëve të teknologjisë. Gjiganti korean fitoi çmimin “Pajisja e vitit” me telefonin inteligjent Galaxy S6 Edge. Pajisja hi-tech e Samsung-ut me ekran të lakuar ka mundur iPhone 6S e Apple-it në ndarjen e çmimeve të Pocket-Lint.

Telefoni inteligjent Android fitoi dy çmime, si “Telefoni më i mirë i vitit” dhe “Pajisja më e mirë e vitit”.

Apple fitoi në kategoritë “pajisja teknologjike që vishet më e mirë e vitit”, me orën e saj Apple Watch, dhe “tableti më i mirë i vitit” me iPad mini 4.

Fituesit janë zgjedhur nga një juri e përbërë nga ekspertë të ndryshëm të teknologjisë, kompanitë teknologjike dhe publiku në përgjithësi. Ndarja e votave ishte 60% nga juria, 30% nga kompaninë teknologjike dhe 10% nga publiku.

Fituesit për vitin 2015:

Pajisja e vitit

Samsung Galaxy S6 edge

Tableti më i mire i vitit

Apple iPad mini 4

Kompjuteri më i mirë

Dell XPS 13

Telefoni më i mirë

Samsung Galaxy S6 edge

Kamera më e mirë

Leica Q

Loja më e mirë

The Witcher 3: Wild Hunt

Pajisja më e mirë për shtëpi

Amazon Fire TV me ekran 4K Ultra HD

Pajisja teknologjike më e mirë që vishet

Apple Watch

Kufjet më të mira

Bang & Olufsen BeoPlay H8

Televizori më i mirë

LG 65EF950V 4K OLED

Aksesori më i mirë për telefonat inteligjentë

Philips Hue

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb