Ish- deputeti i PD, Luçiano Boçi ka shpërndarë njoftimin e Fakultetit të Drejtësisë, i cili u kërkon studentëve të paraqiten për provim ditën e hënë 30 minuta më herët pasi rezulton se disa familjarë të studentëve janë me COVID-19 apo të karantinuar.

Boçi thotë se pavarësisht Fakulteti i Drejtësisë pranon përhapjen masive të COVID-19, nuk heq dorë nga mbledhja në turma e studentëve apo në salla të mbyllura për provime.

Por ai akuzon Ramën që vështron kasaphanën e orientuar nga ai vetë, pasi do të kapë Universitetet dhe nuk u duhen jetët e studentëve.

STATUSI NGA LUÇIANO BOÇI

KASAPHANË 2020
Ndërsa e gjithë bota i ka Universitetet në “online”, vetëm këtu tek ne vazhdohet t’i vendosin studentët në rresht, për t’i rrasur në provim.
Mesazhi i dalë nga Fakulteti i Drejtësisë, është i tmerrshëm.
Pranohet dhe argumentohet përhapja masive e virusit, por nuk hiqet dorë nga futja në turmë, në salla të mbyllura e studentëve dhe e pedagogëve!!!!
Gjithçka i ngjan një udhëtimi drejt ferrit.

Më fatlumët do kthehen shëndosh e mirë. Për të tjerët nuk dihet.
Dhe i gjithë ky ngulmim, për t’i çuar studentët në kasaphanë, lidhet me një qëllim.
Të quhen sikur u bënë zgjedhjet fiktive të 30 Korrikut!
Rama rri e vështron kasaphanën e orientuar nga ai vetë.
Atij i duhen me çdo kusht Universitetet, jo jetët e studentëve.
Kriminale dhe amorale!!!!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb