Policia e Korcës ka shpallur në kërkim një 20-vjecar të quajtur R.Mehmeti, pasi ka dhunuar dhe grabitur 4 shtetas të huaj në fshatin Ravonik të Korcës.
20 vjeçari së bashku me 2 persona të tjerë ende të pa identifikuar nga policia,, kanë marrë në mjet duke u premtuar t’i transportonin 4 emigrantë të paligjshëm me origjinë nga Maroku dhe Siria.
Pasi kanë bërë disa kilometra, i kanë goditur me thikë dhe u kanë marrë paratë (rreth 500 euro).
Një prej shtetasve maroken ka mbetur i plagosur dhe po trajtohet në Spitalin e Korcës,, jashtë rrezikut per jetën.
(d.xh/ Balkanweb)