Partia Agrare Ambjentaliste, me anë të një njoftimi shprehet se qeveria duhet që të miratojë paketën e tretë ndihmëse për të papunët dhe të varfërit.
PAA thekson se duhet një ndihmë e tretë për personat që janë të papunë dhe vuajnë varfërinë.
Njoftimi i PAA-së:
ZYRA E SHTYPIT
Deklaratë për media
Asnjë i papunë dhe i varfër nuk duhet braktisur.
Paketa e tretë për të papunët, të varfërit dhe bizneset është e domosdoshme.
Partia Agrare Ambientaliste (PAA) bazuar në gjendjen tepër të vështirë të bizneseve, të papunëve dhe të varfërve, i apelon qeverisë Rama dhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, të miratojnë pa vonesë, me trasparencë të plotë dhe me tregues të matshëm paketën e tretë e cila duhet që të konkretizojë ndihmën, kohezionin dhe solidaritetin social.
Paketa e tretë duhet të jetë e mirë studiuar, të targetojë sa më mirë përfituesit konkretë si edhe të reduktojë dhe eleminojë difektet e dy paketave të mëparshme.
Paketa e tretë duhet qartësuar sa më mirë për përfituesit dhe ofruesit e saj.
Ajo nuk mund të jetë sporadike, nuk duhet ketë fokus propagandistik dhe ndjesi euforike.
Zyra e Shtypit PAA
Pёr Kontakt:
Tel. 00355682035325
E-mail: [email protected]
(d.xh/ Balkanweb)