Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot në fshatin Suk të Roskovecit.
25-vjeçari që ka humbur jetën në aksident udhëtonte me një mjet tip “Ford Fiesta”, kur është përplasur me një makinë tip “Linfan”.
Pavarësisht se i është dhënë ndihma e parë, i riu nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve por ka gjetur vdekjen.
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 20:40, në aksin rrugor Roskovec-Suk, në fshatin Suk, shtetasi R. H., 25 vjeç, banues në fshatin Suk, duke drejtuar mjetin tip “Ford Fiesta”, është përplasur me mjetin tip “Linfan”, i cili drejtohej nga shtetasi A. H., rreth 30 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier shtetasi A. H.
Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i makinës, shtetasi R. H., dhe po kryhen veprimet proceduriale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.