BalkanWeb siguron videon, kur Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama kanë ‘thyer akullin’  sot në Vlorë duke i dhënë duart njëri- tjetrit.

Shtrëngimi i duarve ka ardhur pas përkujtimit të Luftës së Vlorës me rastin e 100- vjetorit të saj.

Ata ishin të pranishëm në ceremoni, teksa kanë qëndruar afër njëri- tjetrit dhe në fund edhe janë takuar me duar.

Por ndërkohë të premten Meta ka planifikuar një takim me Ramën dhe me Bashën për t’u konsultuar për datën e zgjedhjeve parlamentare të 2021. Kryeministri nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen ende në Presidencë për takimin, por duket se ‘akulli është thyer’ tashmë pas ftohjes dhe sulmeve në distancë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb