Kryeparlamentari Gramoz Ruçi në ceremoninë solemne të organizuar në sheshin e Flamurit në Vlorë, për të përkujtuar 100-vjetorin e Luftës së Vlorës, tha se ishin pikërisht në sheshin që mban peshën e historisë kombëtare.

“100 vjetori i Luftës Kombëtare të Vlorës na ka thirrur në këtë shesh që mban peshën e rëndë të historisë kombëtare. Kushëdo në këtë shesh ulet në gjunjë para monumentit të tre burrave që nisën nga Vlora ndërtimin e kolonave të shtetit shqiptar”,- tha ai.

Sipas Ruçit, Pavarësia, Kongresi i Lushnjes dhe Lufta e Vlorës janë tre harqe triumfi që plotësuan dhe garantuan njëra- tjetrën.

kreu i Kuvendit tha ndër të tjera gjatë fjalës së tij, se populli shqiptar ka luftuar gjithnjë për të mposhtur të keqen, se renditet mes popujve paqedashëse dhe se gjithmonë ka qënë në anën e duhur të historisë.

“Lufta e Vlorës është në themelet e së tashmes dhe së ardhmes. Ne shqiptarët kemi qënë në anën e popujve paqedashës, midis popujve që udhëhiqen nga forca e arsyes. Luftërat që na janë imponuar kanë qënë ndeshje midis së mirës dhe së keqes, dritës dhe errësirës, ne në çdo kohë kemi qënë në anën e duhur të historisë”,- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb