“Prestige Resort” në Golem ka pasur sot një mysafir të veçantë. Ambasadori i Izraelit në Shqipëri Noah Gal Gendler ka vizituar resortin më tërheqës dhe komod në bregdetin e Adriatikut si dhe është takuar me investitorin e Hysenbelliu Group, Irfan Hysenbelliu dhe kanë zhvilluar një bisedë të ngrohtë e miqësore.

Hysenbelliu Izraeliti Prestige (2)
Hysenbelliu Izraeliti Prestige (2)

Ambasadori izraelit ka vlerësuar “Prestige”, si një ndër resortet më të mira në Shqipëri. Mësohet se mes z.Hysenbelliu dhe ambasadorit Noah Gal Gendler është folur dhe për bashkëpunimin me kompani të rëndësishme izraelite në fushën e turizmit, me qëllim shkëmbimin e eksperiencave për të qenë sa më pranë pritshmërive të turistëve vendas e të huaj, por edhe zgjerimin e gamës së aktiviteteve në fushën e turizmit.

Hysenbelliu Group synon gjithashtu investime në fusha të ndryshme me kompani të fuqishme izraelite. Ndërkohë që tashmë ka bashkëpunim mes Universitetin Luarasi dhe një prej kompanive më prestigjioze në Izrael.

Hysenbelliu Izraeliti Prestige (1)
Hysenbelliu Izraeliti Prestige (1)

Pak ditë më parë Universiteti ‘Luarasi’ ka zhvilluar një konferencë online me kompaninë në fushën e Sigurisë Kombëtare, kibernetike dhe teknologjisë së informacionit dhe inovacionit Elta Systems Israel.

Bashkëpunimi i kompanisë ‘Elta System LTD’ dhe Universitetit ‘Luarasi’ konsiston në krijimin e një akademie të sigurisë kibernetike në Shqipëri, shkëmbimin e eksperiencave, trajnimin dhe ngritjen e kapaciteteve në fushën e sigurisë kibernetike si dhe teknologjisë së informacionit dhe inovacionit në vend.
Kjo Akademi do të kualifikojë dhe certifikojë studentët e Universitetit ‘Luarasi’ dhe të gjithë ekspertët e kësaj fushe duke përfshirë administratën publike, bankat, si dhe kompanitë e telefonisë celulare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb