Përveç emocioneve, në stadiumin “Air Albania”, pati edhe thirrje të ndryshme gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Finlandës.
Një pjesë e tifozëve të pranishëm në stadium këndonin “Rama jep dorëheqjen”, duke përcjellë një mesazh kundër kryeministrit dhe qeverisë së tij, në një kohë kur prej muajsh kryeqytetit është “pushtuar” nga protestat.
Thirrjet u dëgjuan në shkallët e stadiumit, në një mbrëmje ku vëmendja ishte përqendruar te përballja e Kombëtares shqiptare me Finlandën. Kjo nuk është hera e parë, pasi edhe në ndeshjet e mëparshme janë dëgjuar thirrje të tilla.
View this post on Instagram
