“Horror, po ju dërgoj disa foto”. Kanë qënë qytetarët ata që kanë raportuar një lajm të rëndë mbrëmjen e sotme.
Bëhet fjalë për një shpërthim që ka ndodhur në urën e Selitës, tek zona e ish-NSHRAK ndërsa një automjet është shkatërruar.
Qytetarët që kanë siguruar fotot për “BalkanWeb” shprehen se dyshohet për një atentat. Ata thonë se kanë ndjerë shpërthimin e fuqishëm në një makinë që ishte në ecje e sipër.
(BalkanWeb)