Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli, reagon pas zjarrit që përfshiu mesditën e sotme institucionin që ai drejton.
Teksa publikon foto nga bashkia pas zjarrit, Suli thekson se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike
“Një shkëndijë elektrike u shkaktua sot jashtë ambientit të Bashkisë Kamëz! Faleminderit ekipit të zjarrëfikëses ???së Bashkisë Kamëz, të cilët ndërhynë në kohë rekord duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit?! Ndryshe nga sot ku çdo problem e ka një zgjidhje, para 6 muajsh kjo bashki nuk kishte as zjarrëfikëse dhe raste të tilla do të ishin fatale?!”, shkruan ai.
(BalkanWeb)