Kanë mjaftuar vetëm pak minuta shi që disa lagje në Lezhë të mbulohen nga uji.
Në lagjen Beslidhja, automjetet e parkuara duket sikur pluskojnë, dhe mënyra e vetme që qytetarët mund të shkojnë tek ato, është nëpërmjet ujit.
Teksa sjell pamjet në redaksinë e “BalkanWeb”, gazetari Elidon Ndreka raporton se e gjithë kjo problematikë vjen si pasojë e mos pastrimeve të kanaleve kulluese në qytetin e Lezhës.
(BalkanWeb)