POGRADEC
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në qytetin liqenor të Pogradecit, saktësisht afër fshatit Udënisht.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se 3 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin Pogradec-Lin buzë liqenit.
Nga aksidenti ka pasur vetëm dëme materiale dhe jo të plagosur.
(Balkanweb)