Ish-ministrja e Brendshme e Maqedonisë së Veriut Gordana Jankulovska dje u dërgua në burgun e Idrizovës, ku do të vuajë dënimin me 4 vjet heqje lirie.

Mediat maqedonase kanë publikuar momentin, kur Jankullovska hyn në qeli.

https://www.facebook.com/watch/?v=328745771724236&extid=OhLpBxELffxGqIZ8

Jankulovska është dënuar për rastin e njohur si “Tanku”, që ka të bëjë me blerjen e makinës luksoze “Mercedes” nga qeveria e Nikola Gruevskit.

Ajo u dënua fillimisht 6 vjet burgim, por se Gjykata e Apelit e uli dënimin, duke e dënuar përfundimisht me 4 muaj heqje të lirisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb