Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, sot në pyetjen e një gazetari tha se pas zgjedhjeve të 8 majit, si procedurë standarde do të ketë zgjedhje edhe në partinë e tij.

Ai e komentoi këtë si përgjigje nëse do të mbajë përgjegjësi pas dallimit të madh në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale mes Gordana Siljanovska Davkovës dhe Stevo Pendarovskit.

“Në vendin tonë statuti kërkon mbajtjen e një kongresi të përgjegjshëm me analizë të rezultateve dhe më pas zgjedhje ku kërkohet deklarim për zgjedhjen e kryetarit të partisë si dhe organeve të tjera të partisë si bordi qendror bordi ekzekutiv, nënkryetarët, e kështu me radhë”, tha Kovaçevski.

Ai tha se pas zgjedhjeve do të bëhen analiza në nivel të organizatave komunale, si dhe në nivel të bordit ekzekutiv dhe qendror.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb