Përgjatë ditës së sotme vetëm një urgjencë është paraqitur në spitalin Infektiv ku po trajtohen të sëmurët me koronavirus.
Gazetari Erjon Skëndaj në një raportim live për News24 nga COVID1, tha se bëhej fjalë për një 70-vjeçare, e cila thuhet se ka qenë në gjendje të rënduar. Ndërkohë, një trup i pajetë është nxjerrë nga spitali, ndërsa autoambulanca e ka dërguar atë në morg.
Skëndaj tha se po më të njëjtën ambulancë, është transportuar drejt shtëpisë një e moshuar, e cila ishte shëruar. Ndër të tjera gazetari tha se ka shumë gjasa që nesër të lërë spitalin edhe shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, e cila prej 1 jave qëndron në Infektiv. Ai tha se mjekja e njohur kishte një pneumoni në njërin krah, vatër kjo e lokalizuar.
(BalkanWeb)
