Ndonëse ende në kohë pandemie, ndërkohë që sezoni ka mbaruar zyrtarisht dhe jemi në mes të vjeshtës, dasmat vazhdojnë ende.
E ndoshta si një mënyrë për të shmangur koronavirusin dhe ambientet e mbyllura ky çift në qytetin e Fierit ka zgjedhur të shëtisë me pajton.
Çifti i buzëqeshur dhe i lumtur së bashku me karrocierin dhe një tjetër dasmor që sipas riteve duhet të jetë kunata, shijon disa minuta shëtitjen me pajton duke mposhtur kështu dhe kohën e zymtë e duke i dhënë shkëlqim kësaj të diele gri.