KORÇA
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Maliq, afër fshatit Symizë pasi një 16-vjeçar ësthë përplasur nga automjeti.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se 16-vjeçari ishte duke kaluar rrugën kur automjeti ka ardhur dhe e ka përplasur.
Ai është dërguar me urgjencë në spital teksa Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Mësohet gjithashtu se drejtuesi i mjetit që aksidentoi djalin u largua nga vendngjarja por është kapur në flagrancë nga uniformat e Policisë.
(BalkanWeb)